-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehi: Prioritetet e qeverisë janë investimet publike

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet në buxhetin 2025 dhe ku shkojnë fondet e buxhetit.

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi tha se prioriteti i qeveriaë janë investimet publike, pasi vetëm aty mund të përfitojnë përmes tenderëve.

“Njerëzit dëgjojnë që buxheti është 8.2 mld. Buxheti i sigurimeve për efekt të ligjit përfshihet brenda buxhetit, në fakt është një buxhet më vete është element kontributiv që e paguajnë vetë qytetarët dhe është një element tjetër që është subvencion shtetëror. Shpërndarjet kanë lloj lloj filozofish. Prioritetet e kësaj qeverie janë investimet publike, aty bëhen rrugët e shumë gjëra të bukura. Te rrugët e ujësjellësit ndërtimet bëhen dhe tenderët. Te pensionet nuk bëhen tender s’ka nevojë. Kështu qeveritë i çojën te investimet, se mbetet lavdia e qeverisë që bëri këtë rrugë. Do mbahet mend ky tuneli i Llogarasë, do thonë që e bëri Rama. Të gjithë duan investimet publike, për propagandë. Duhen ca para për qeverinë, vetëm këtu dalin. Te pensionet s’dalin para. Unë u kam kërkuar 300 mln për pensionistët, u dukem i luajtur mendsh. Pensione me 120 mijë lekë të vjetra, nëse kjo qeveri s’ka kurajo me bo një kërcim që të jetë i ndjeshëm, që tu sigurojnë të paktën një 250 mijë lek pension. Pagën minimale e kemi çuar 400 mijë lek, rroga dhe pensioni duhet të qëndrojnë me një raport të paktën te 50%. Po të merrej kjo qeveri me prioritetin real, do e çonte tek pensionet”, u shpreh Shehi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit