Dy persona janë therur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.
Policia e Kosovës konfirmoi se një person është arrestuar dhe hetimet kanë nisur për rastin. Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, kur dy persona u lënduan nga një mjet i mprehtë dhe u dërguan për trajtim mjekësor.
Hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e tjera ligjore janë në proces.