Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozitat e “Shefit të Komisariatit”. 290 persona janë në garë për të drejtuar 48 komisariate në të gjithë vendin, ndërsa 10 prej tyre janë gra.
Ky proces përfshin një vlerësim paraprak të aplikimeve, i cili do të verifikojë përmbushjen e kushteve ligjore nga kandidatët. Pas përfundimit të këtij hapi, do të vazhdohet me vlerësimin e mëtejshëm për të përcaktuar ata që do të emërohen në këto pozita të rëndësishme për sigurinë e rendit në vend.