Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar i armatosur. Shërbimet e Policisë, gjatë një operacioni të koduar “Driver 2”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. V., dhe gjatë kontrollit të tij i kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.
Operacioni u realizua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, si pjesë e punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
M. V., banues në Paskuqan, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.