Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare në Sarandë.
Kompania e paraqiti çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi të mos pranojë kërkesën. Ky vendim siguron që Baza Detare e Limionit do të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.
Sekuestrimi i bazës u bë në shkurt 2023, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, duke argumentuar se privatizimi i saj kishte rrezikuar operacionalitetin e forcave detare.
Kompania e kundërshtoi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por të dyja këto instanca e lanë në fuqi sekuestron mbi bazën detare.