Mbrëmjen e djeshme polici italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Bolzano. Shqiptarët po udhëtonin me një makinë të vjedhur dhe gjatë kontrollit u gjetën disa mjete vjedhjeje.
Njëri nga shqiptarët, 38-vjeçari ishte me precedentë penalë dhe iu ndalua hyrja në Itali për pesë vite. Gjykata urdhëroi që 38-vjeçari të dëbohej menjëherë nga vendi.
Ndërsa shqiptari tjetër ka shtatë ditë kohë që të largohet nga Italia. Ndërkohë hetimi është në vazhdim.