Ditën e sotme një 75-vjeçare ka humbur jetën, ku gjatë kohës që po kulloste tufën e bagëtive është goditur nga dashi i kopesë. Si pasojë e plagëve të marra, 75-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë në Njësinë Administrative Qendër në Bashkinë Librazhd.
75-vjeçarja është gjetur nga një e afërme e saj, fqinje me të, pasi e moshuara jetonte e vetme në fshat se fëmijët i kishte në Tiranë dhe një nga djemtë në Angli.