Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto nga pjesëmarrja e tij në Samitin Botëror për Klimën, që po zhvillohet në Baku, Azerbajxhan.
Në fotot e publikuara, Rama shfaqet duke biseduar me liderë të tjerë ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit global për të adresuar sfidat e klimës.