Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi autoritetet gjetën rreth 400 mijë euro cash të fshehura në automjetin që ai drejtonte. Operacioni i zhvilluar nga grupi Gioia Tauro, i angazhuar në kontrollin ekonomik të territorit, ka zbuluar një metodë të sofistikuar për fshehjen e parave.
Fillimisht, oficerët vërejtën një manipulim të dyshimtë në tapetin pranë mbulesës së pasme të makinës, ku u gjetën gati 40 mijë euro. Më pas, duke përdorur një njësi të specializuar qenush që shërbejnë për detektimin e parave, ata zbuluan një fund fals të krijuar në çatinë e makinës dhe një tjetër nën sediljen e shoferit. Në këtë fund të dyfishtë, ishin fshehur 350 mijë euro të tjera, të ngjeshura në prerje të ndryshme.
Shoferi, që kishte një histori të njohur për trafik droge, është raportuar në Prokurorinë Publike të Palmit dhe po përballet me akuza për pastrim parash dhe aktivitet të paligjshëm ekonomik.