Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një takim me drejtuesit e PD-së në qarqe, ku ka theksuar rëndësinë e çështjes ekonomike në axhendën e partisë.
Ai ka përmendur rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për SHBA dhe ndikimin e saj ndërkombëtar. Berisha e lidh këtë me sfidat që po kalon Shqipëria, duke e cilësuar vendin si një eksperiment të dështuar të doktrinës së George Soros, ku drejtësia është shndërruar në armë politike.
“ Kërkova këtë mbledhje me ju në një moment shumë të veçantë, kur në arenën ndërkombëtare ka ndodhur ndryshime të një rëndësie të jashtëzakonshme, Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë përbën rikthimin më të madh me votën e lirë në të gjithë kohërat. Kjo është për SHBA dhe ndikimin e saj në botë.
Për ne shqiptarët përveç kombeve që përjetojnë luftën agresionin rus siç është kombi ukrainas, kjo fitore ka një rëndësi më të jashtëzakonshme se kudo tjetër sepse vendi ynë u shndërrua si askush tjetër në eksperimentin tragjik të doktrinës së George Soros.
Në Shqipëri një lloj dhe herë-herë edhe më fort se në SHBA, drejtësia me ndërhyrjen direkte të tij u shndërrua në armë politike të ekzekutivit.
Detyra jonë është të qendrojmë siç qëndruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë. Por duhet të jemi të sinqertë, ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte faktori ekonomik.
Ju jeni dëshmitarë që prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, i cili synon të rikthejë individin dhe problemet e tij jetësore, në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.
Kërkoj sot nga ju, në të gjithë axhendën tuja, çështje kryesore do të jetë ajo ekonomike”, tha ai.