Një punonjëse e policisë në Korçë, identifikuar me inicialet L.L., është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi shkaktoi një aksident automobilistik në gjendje të dehur.
Aksidenti ndodhi jashtë orarit të shërbimit dhe fatmirësisht, shkaktoi vetëm dëme materiale. Pas hetimeve të kryera nga autoritetet, u konstatua se efektivja kishte konsumuar alkool dhe po udhëtonte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
AMP ka nisur procedurat ligjore ndaj saj për veprat e kundraligjshme që ka kryer.