-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jul Deda i përgjigjet: Publikut i mungon Ermali i dikurshëm..

Kryesoret

Aktori Julian Deda i ka kërkuar një përgjigje të drejpërdrejtë në lidhje me debatin e hapur me Ermal Mamaqin. Në reagimin e tij, Jul Deda e vë në dukje se megjithëse Mamaqi është i lirë të bëjë video të ndryshme, duhet të sqarojë për kë i drejton ato.

Reagimi i Julit:
Ma dërguan videon që kishe bërë për mua; ke treguar shumë kujdes, pavarësisht nga thelbi. Nga një anë qesha me lot, nga tjetra u preka. Më vjen keq që nuk mund të bëj një video si e jotja. E di që mund të mendosh se kam diçka me ty, por pyetja ime është: kujt ia jep këtë sqarim, Ermal? Kjo video është bërë për mua në mënyrë personale. Njerëzit largpamës duhet ta shmangin personalizimin e gjërave. Pse ishe i mërzitur me mua, Ermal? Unë të vlerësoj, ashtu siç më vlerëson dhe ti. Kemi punuar bashkë për 10 vjet, njohim mirë njëri-tjetrin dhe kemi trajtuar shumë fenomene bashkë. Dhe tani u mërzite se ndoshta u mora një ose dy herë me ty?

Të lutem, dil në temë: ku e ke hallin tamam? E di që “mllef” është fjalë e huaj për mua. Ti e di shumë mirë, thua se njerëzit e arritur në karrierë nuk kanë mllefe. Tani më thuaj: kam mllef, apo nuk kam? A duhet të besoj që ke arritur në karrierë, apo që ke mllef? Si ndihesh ti vetë? Publikut i mungon Ermali i dikurshëm, dhe për çështjen e suksesit mund të diskutojmë. Ke filluar dhe me baste… ç’është ky bast?

Unë këtë bast nuk ta pranoj, sepse nuk dua t’i shohin njerëzit dhëmbët, kur të të shohin lakuriq. Nuk është se je një pamje që i jep kënaqësi publikut. Ti pa dashje më dhe një përgjigje pozitive; tani presim edhe Gentin. Për Gentin mos u shqetëso, do flas unë me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit