Policia greke ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar në Kastri të Igumenicës. Që nga fundi i tetorit, shqiptari kishte kryer disa vjedhje në zonën e Igumenicës.
Sipas hetimeve të policisë, 36-vjeçari kishte vjedhur shtatë banesa, kishte marrë sende me vlerë prej 50700 euro dhe një shumë prej 1640 eurosh.
Gjithashtu policia i konfiskoi sende me vlerë prej 10 mijë eurosh, mjete për vjedhje, elektrik dore dhe doreza pune.
Shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend dhe u dërgua në Prokurorinë e Thesprotisë.