-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Komisioni Hetimor, Vokshi akuza PS: Skenar që PS të ikë dhe Beqaj të dëshmojë me power point për një orë

Kryesoret

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë po vijon dhe kryetarja Albana Vokshi akuzon PS që kanë bërë skenar që opoziat të largohet.

Vokshi shprehet se ata e kanë bërë këtë skenar në mënyrë që ish ministri Ilir Beqaj të jap dëshminë me power point dhe ta mbyllin komisionin për një orë. Ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca tha se nuk kanë asnjë skenar, por kërkojnë që të vijojnë me rendin e ditës.

Albana Vokshi: Skenari është që ne të ikim dhe këto t’i japin mundësinë e power point, propagandës dhe ta mbyllin për një orë. E kuptoni se çfarë planesh ke bërë. Nuk na lodhni dot ne. Harrojini skenarët që i bën ti nuk të ecin këtu.

Plarent Ndreca: S’kemi qëllim t’iu lodhim, por ta mbyllim këtë komision. Të vijojmë me rendin e ditës. E keni shtyrë mbledhjen vetëm ju sot. Unë e shoh që ju s’doni ta mbyllni. Unë po u them e kemi shtyrë pafund këtë komision, kemi kohë mjaftueshëm për të mbyllure rendin e ditës. Ju se bëni dot, ne e bëjmë. Po u them hajde ta bëjmë bashkë. Ju po e sabotoni komisionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit