-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rrëzohet kërkesa e PD, Vokshi: Deputetët e PS tentuan të fusnin fshehurazi dëshmitarin

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD për të shtyrë mandatin e Komisionit Hetimor. Kryetarja e Kuvendit Albana Vokshi tha se kjo është një tjetër tentativë nga ana e deputetëve të mazhorancës për të rrëmbyer këtë komision.

Vokshi u shpreh se në mungesë të opozitës, ata tentuan që të fusin fshehur dëshmitarin.

“Kjo nuk iu lejua, sepse ligji dhe rregullorja nuk e lejon. I them kolegëve të mazhorancës që të jenë të qetë. Nuk e di si do mbyllet ky komision, kur akoma nuk ka dëshmuar Ilir Beqaj. Kemi edhe disa shtetas të tjerë, italianë dhe shqiptarë që janë kërkuar të dëshmojnë. Unë nuk kam një zgjidhje. Unë dua ti kërkoj deputetëve të mazhorancës që në përfundim të kësaj dite të diskutojmë për zgjatjen e afatit derisa të ezaurohet lista. Nëse nuk ezaurohet lista ne shkelim ligjin. Kyc për komisioin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve që marrin para nga taksat e shqiptarëve”, tha Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit