-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Ushtarët koreano-veriorë luftojnë me forcat ruse në Ukrainë

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se më shumë se 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, kryesisht në rajonin e Kurskut, ku ata janë angazhuar në operacione luftarake përkrah forcave ruse kundër Ukrainës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, tha se kjo është hera e parë që SHBA pranon se trupat koreano-veriorë janë aktivisht të përfshira në luftimet në Ukrainë.

“Mbi 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusinë lindore dhe shumica e tyre janë zhvendosur në rajonin e largët perëndimor të Kurskut, ku kanë filluar të angazhohen në operacione luftarake me forcat ruse”, tha për gazetarët zëdhënësi i
Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Raportet sugjerojnë se Rusia po përpiqet të rimarrë kontrollin mbi rajonin e Kurskut përpara ardhjes në detyrë të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, në janar 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit