Në përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Çekisë, Shqipëria ka pasur disa mungesa. Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku nuk ishin të pranishëm në stërvitje, ndërsa Jasir Asani u përqëndrua në forcimin e krahut të majtë.
Për shkak të lodhjes nga udhëtimi, Daku stërvitet vetëm në palestër, ndërsa Hysaj nuk është parë në fushë pa një njoftim zyrtar. Në formacionin që pritet të luajë ndaj Çekisë, Strakosha do të mbajë portën, ndërsa në mbrojtje janë Balliu, Ismajli dhe Ajeti.
Mesfusha do të përbëhet nga Ramadani, Asllani dhe Laçi, me Asani dhe Bajrami në krahët e sulmit.