Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti në rrjetin e tij social në facebook ka listuar disa nga arsyet që qeveria Rama nuk miraton minimumin jetik.
Teliti shprehet se ka vetëm një rrugë për të ndërmarrë minimumin jetik prej të paktën 200 euro.
“Ka vetëm një rrugë për ta ndërmarrë minimumin jetik prej të paktën 200 euro, dhe ajo fillon:
1. Duke i thënë JO lukseve qeveritare.
2. Duke i thënë JO koncesione korruptive PPP.
3. Duke i thënë JO tenderave të porositur dhe pa garë.
4. Duke i thënë JO financimit të rrugëve të florinjta.
5. Duke i thënë STOP abuzimit, grabitjes dhe babëzisë!
⁉️Si mendoni ju, a ka “fundshpinë” qeveria e rilindjes ti thotë JO luksit dhe miliardave të miqve? Fatkeqësisht JO! Për qeverinë nuk janë prioritet shqiptarët, përkundrazi.”, shkruan Teliti.
Ai thekson se duhet ndryshim politik, pasi do zhytemi më thellë në shpopullim dhe varfëri.