Lideri i opozitës Sali Berisha në tubimin ndaj mbështetësve të tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish ministrin Ilir Beqaj se rritën kostot e sterilizimit, kështu shqiptarët e kishin të pa mundur që të operoheshin.
Berisha tha se “Tashmë në duart e narkobanditëve, Edi Ramës, Ilir Beqës, Korbës së Kovidit, ky shërbim iu kushtonte 83 milionë euro”. Më pas ai u shpreh se 1 mijë të sëmurë mbeteshin pa u operuar dhe në mëshirë të fatit të tyre sepse spitalet nuk blinin dot setet kurirgjikale.
“Dhe ju lutem qytetarëve ta dëgjojnë, mbi 1 mijë të sëmurë mbeteshin pa u operuar, mbeteshin në mëshirë të fatit të tyre sepse spitalet nuk ishin në gjendje të blinin nga Rama, Korba e Kovidit dhe Beqja ky hajdut i pangopur dhe i pashpirt, të blinin setet kirurgjikale për t’i operuar ata. Por vjedhja nuk ishte vetëm me rritjen 83 herë të çmimit të sterilizimit. Vjedhja ishte sepse aparaturat më moderne të importuara dhe që paguhen nga taksat e shqiptarëve për sterilizimin, dhe që mjaftonin për sterilizimin e të gjitha seteve në Shqipëri, i mori falas kompania Rama-Beqja-Rrapaj. Falas mori lokalet. Falas mori ujin dhe energjinë elektrike. Të gjitha këto pra e thellojnë në mënyrë të tmerrshme këtë vjedhje të padëgjuar ndonjëherë”, deklaroi Berisha.