Dëbora e parë ka nisur në Tamarë-Vërmosh dhe në Valbonë. Nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat një masiv gurësh kanë rënë në rugë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “grupet e punës kanë bërë menjëherë pastrimin e rrugës nga inertet, ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë në aksin rrugor verior për të siguruar qarkullim normal”.
Sipas njoftimit, borëpastrueset janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës duke siguruar qarkullim normal për banorët e zonës.