-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjici kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Elbasanit cakton 11 detyrat për ekspertët mjeko-ligjorë

Kryesoret

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga buegu për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokati i Gjicit ka thënë se vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar disa detyra për ekspertët mjekoligjorë. Disa nga këto detyra janë:

  1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?

  2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?

  3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?

  4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?

  5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?

  6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?

  7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?

  8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?

  9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?

  10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?

  11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

Gjithashtu gjykata autorizoi ekspertët që të njihen me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit