Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike në rrjetin e tij social ka postuar një foto me prokurorin e përgjithshëm Matt Gaetz të emëruar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump.
Këlliçi shprehet se emërimi i Matt Gaetzz si prokuror i përgjithshëm jep garanci të plotë për suksesin dhe pavarësinë e sistemit të dretësisë në SHBA.
“Presidenti Trump, mbrëmë emëroi Kongresmenin e Floridës Matt Gaetz si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA. Presidenti u shpreh se: “Pak çështje në Amerikë janë më të rëndësishme se ndalimi i përdorimit të armëve politike në sistemin tonë të drejtësisë. Matt do ta ndalë qeverinë e përdorur si armë, do të mbrojë kufijtë tanë, do të shpërbëjë organizatat kriminale dhe do të rikthejë besimin e shkatërruar thellë të amerikanëve në Departamentin e Drejtësisë”, shkruan Këlliçi.