Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë që pritet që të jetë maratonë ka nisur me debate që në mëngjes. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u ankua duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali se “Ilir Beqja, një hajdut dy metra i gjatë kërcënoi deputetët e opozitës. Megjithëse i burgosur hajduti u përpoq të minonte komisionin hetimor” tha ai.