-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Shehaj: Beqaj u bë milioner me ilaçet që vodhi tek Onkologjiku

Kryesoret

Në seancën e sotme të Parlamentit, deputeti Agron Shehaj zhvilloi një interpelance me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu për mungesën e ilaçeve te “Onkologjiku”. Shehaj nxori audion e një babai, i cili thotë se ka humbur të birin si pasojë e mungesës së medikamenteve në spital.

Kam kërkuar këtë interpelancë sepse dua që ministrja të ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve sepse nuk e di çfarë përjeton në spitalet shtetërore. Vetëm ata që përballen me mungesën e ilaçeve, ata e dinë shumë mirë se si është gjendja. Bujar Balla, 39 vjeç humbi jetën për mungesë medikamentesh. Ministrja t’i përgjigjet këtij babai.

(Vendos audion në seancë: Në 3 Korrik ishte shumë mirë, kishte radhën e mjekimit, por ju ndërprenë ilaçet. Megjithatë çuni i tha që “dua mjekimin”. Që atë ditë nuk i vazhdoi ilaçet. Më humbi jetën djali vetëm për mungesën e ilaçeve.

Me datën 1 Shtator ai më vdiq çuni 39 vjeç, do të marrë në qafë të tjerët, çuni im nuk ngjallet më). Unë e kuptoj se nuk ju intereson. Folët për dinjitetin e Beqajt se u bë milioner me ilaçet që vodhi” tha ai.

Ministrja Albana Koçiu i tha se “nëse ti do të kishe kaq shumë ndjesi për të ndihmuar qytetarët që kanë problematika, mund të vije të trokisje në derën time”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit