-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria pa akuzë për tre të dyshuarit

Kryesoret

Më 29 nëntor bëhet një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, një ngjarje tragjike që tronditi gjithë opinionin publik. Pavarësisht se ka kaluar një vit nga krimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve: Naim Murseli, ish-bashkëshortit të viktimës, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.

Ky vonesë në procedurat ligjore ka ngritur shqetësime për efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe për mundësinë që drejtësia të vonohet në raste kaq të rëndësishme. Derisa të dyshuarit vazhdojnë të mbahen në Burgun e Sigurisë së Lartë, nga Prokuroria bëjnë të ditur për Telegrafin se lënda është ende në procedurë hetimore.

“Lidhur me pyetjet tuaja, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se lënda është në procedurë hetimore, në momentin që vendosim lidhur me epilogun e rastit, do të japim informacionet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e tyre. Për vonesën e ngritjes së aktakuzës është deklaruar edhe avokati Musa Damati. Damati u shpreh se ka mungesë të efikasititeti në trajtimin e rasteve të tilla të ndjeshme.

“Vonesat e tilla nga ana e organit të akuzës nuk mendoj se mund të bëhen për shkak të kompleksivitetit të hetimeve, por më tepër për shkak të mungesës së efikesitetit në trajtimin e rasteve të tilla të ndjeshme, të cilat duhet të trajtohen me prioritet. Për dallim nga prokuroritë e vendeve të zhvilluara evropiane apo atyre në SHBA, ku prokuroritë janë efikase dhe transparente madje duke organizuar edhe konferenca për shtyp në intervale stade të ndryshme të procedurës, një qasje e tillë nuk është evidente në Kosovë”, ka pohuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit