Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”. Ajo është pyetur në lidhje me zgjerimin e familjes dh pyetja ishte “kur do të vije bebi”.
“Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.
Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse bezdiset nga këto pyetjet për bebin, dhe aktorja shprehet se është shumë e shëmtuar si pyetje, por e di që njerëzit nisen nga dëshira e mirë.
“Shumë e shëmtuar është si pyetje, por e di që nisen nga dëshira e mirë! Nuk bezdisem,” shprehet ajo.