Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje të trupave të aleancës veri atlantike në Letoni tha se mezi pret të punojë me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Rutte tha se Donald Trump do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se Trump e di mirë se anëtarësimi në NATO është pjesë e mbrojtjes së SHBA-së.
“Shikoni se çfarë po ndodh në këtë moment, ushtarët e Koresë së Veriut, duke qenë aktivë në Rusi dhe duke ndihmuar Rusinë me përpjekjet e luftës kundër Ukrainës, po e paguajnë me anë të teknologjisë raketore e cila tani po dorëzohet në veri. Koreja është një kërcënim i drejtpërdrejtë jo vetëm për Evropën, por edhe për Japoninë, Korenë e Jugut dhe territorin e SHBA-së, kështu që ne jemi të lidhur në këtë proces”, tha Rutte.
Gjithashtu ai kërkoi nga Putin që të shikonte videon e stërvitjes së trupave të NATO-s në Letoni ndërsa theksoi se, NATO është gati për çdo situatë.