Të hënën do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo mbledhje do të mbahet në orën 10:50.
Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme.
Prioritet do të jenë marrëveshjet e arritura para 3 vitesh në takimin e Shkupit, të cilat nuk janë zbatuar ende.