Policia ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e së enjtes te Kodra e Diellit 2 në Tiranë, ku janë ndaluar disa persona, sipas informacionit të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për Balkanweb.
Dyshohet se të ndaluarit kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, duke bashkëpunuar me grupe të huaja kriminale. Aksioni ka pasur përfshirë edhe forca ligjzbatuese ndërkombëtare, që janë bashkëpunuar me policinë shqiptare për të ndërhyrë në këtë operacion.
Hetimet janë ende në zhvillim e sipër, dhe nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të tjera.