Une e kuptoj nevojen e regjimit te kaluar per te hiperbolizuar luftrat dhe betejat me pushtuesit gjermane ne cdo qytet te Shqiperise. Ne kete dalldi nisi shume vone fushata dhe mania e festimeve te clirimit te gjithe qyteteve shqiptare, te medha e te vogla, nga pushtuesi gjerman.
Nje narrative historiko euforike e pavertete. Me perjashtim ndoshta te Tiranes. Datat e clirimit te qyteteve shqiptare, qe po festohen me vrull gjithandej, jane data te hyrjes se partizaneve ne qytetet shqiptare, ku nuk kishte kembe gjermani.
Asnje gjerman nuk kishte neper qytete se ata kishin marre urdherin te largoheshin te gjithe nga Shqiperia. Nuk pati asnje beteje dhe asnje lufte per clirimin e qyteteve pa pushtues. Nuk pati asnje deshmor ne diten e clirimit te qyteteve.
E verteta historike duhet thene sic ka qene dhe jo sic e ka vulosur historiografia e realizmit socialist. Kjo nuk e zbeh rendesine luftes nacional-clirimtare te popullit shqiptar kunder pushtuesve fashiste e naziste.
Por fare mire mund te thuhet se po festojme diten e hyrjes se partizaneve ne qytete, se sa te mashtrojme femijte me clirimet e pandodhura te qyteteve tona.