Kosova braktisi mbrëmjen e djeshme ndeshjen me Rumaninë në fund pas thirrjeve raciste nga tifozët. Bajram Shala, menaxher i përfaqësueses së Kosovës u shpreh pas ndeshjes se ekipi përfaqësues ka vendosur të mos e mbyllë ndeshjen me Rumaninë në fushë për shkak të racizmit të shfaqur.
“Nuk mund të të marrim pjesë në të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen. Pati edhe racizëm dhe sjellje racore kundrejt ekipit kombëtar të Kosovës prandaj kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë ndeshje sepse është hera e dytë në të njëjtin stadium. S’ka as respekt e ka fyerje racore ndaj kombëtares që ne përfaqësojmë”, ka thënë ai pas ndeshjes në një konferencë për media.
Braktisi ndeshjen me Rumaninë, Rrahmani: Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri