Pas thirrjeve raciste mbrëmjen e djeshme në minutat e fundit Kosova u tërhoq nga fusha në Rumani në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e Kosovës për ta braktisur ndeshjen.
“Ata ishin të turpshëm për shkak të sjelljes së tyre joprofesionale. Ata nuk janë lejuar të largohen nga fusha. Është diçka e pazakontë. Nuk kanë pasur arsye të protestojnë në këtë mënyrë.
Ne jemi sportistë dhe bëjmë punën tonë në fushën e lojës. Ishin disa sfida të qarta. Nuk kishte incidente gjatë ndeshjes, nuk ka pasur thirrje kundër tyre. Një sjellje e tillë është e papranueshme.
Nuk kam fjalë, nuk ka më shumë të diskutohet. Është e turpshme për të gjithë, një ndjenjë turpërimi ndaj tyre, si sportistë. Mund të shihet nga larg se kanë dashur të bëjnë këtë”, tha Lucescu.