Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas braktisjes së ndeshjes me Rumaninë.
“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë ‘Kosova është Serbi’”, tha futbollisti.
Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë.
Amir Rrahmani shtoi se “përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra”.
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri” tha ai.