Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Çekisë, që do të zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, për Ligën e Kombeve, Grupin B1.
Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 11 lojtarët që do të nisin këtë duel, ndërsa mbrojtësi Elseid Hysaj ka mbetur në stol. Ndërkohë, sulmuesi Indrit Tuci do të startojë në majën e sulmit për të udhëhequr ofensivën kuqezi. Formacionet e plota janë bërë tashmë publike dhe tifozët janë në pritje të një ndeshje të fortë dhe të tensionua
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.
Trajner: Silvinjo
ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.
Trajner: Ivan Hashek