Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë filluar marshimin drejt stadiumit “Arena Kombëtare” para sfidës me Çekinë, që nis në orën 20:45 dhe është pjesë e Ligës së Kombeve.
Atmosfera është ndezur me flakadanë dhe kore të zjarrta mbështetjeje për ekipin kuqezi.
Stadiumi është plotësisht i shitur, ndërsa tifozët janë të gatshëm të krijojnë një atmosferë spektakolare për këtë ndeshje të rëndësishme.