-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laboratori/ Si funksiononte rrjeti dhe si e nxirrnin ekspertët kokainën nga “lëkura e bagëtive”?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja për zbulimin e laboratorit të kokainës. Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.

Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit.

Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Brenda laboratorit/ 6.1 kg kokainë e pastër, 89.5 kg përzierës, 57 milionë pesos dhe 22 celularë

Shqiptarët e arrestuar;

  1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
  2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
  3. Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
  4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
  5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
  6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
  7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetasit e huaj të arrestuar:

  1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
  2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
  3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit