Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, ka vlerësuar goditjen e rrjetit të trafikut të kokainës kolumbiane në Qerekë si një sinjal të fuqishëm për ata që mendojnë se mund të operojnë pa u ndëshkuar.
Ai theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në zbardhjen e këtij modeli kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës.
“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”
Shqiptarët e arrestuar;
Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetasit e huaj të arrestuar:
Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian