Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit, sonte ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e djeshme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim.
“Mbase 90 minutat që do luajmë mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mirë të vitit të fundit. Nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për të dhënë 100%.
E kam thënë pas Europianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve, dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushime për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam.
Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshja, hyjmë në fushë për të dhënë 100% tonë” tha trajneri Silvinjo.
Ndeshja Shqipëri – Çeki e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet sonte në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.