Pas aksionit blic të zhvilluar mbrëmjen e djeshme disa zona të kryeqytetit dhe në Durrës, ku u zbulua edhe një laborator droge, SPAK njofton sot detajet e këtij operacioni. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme bëhet me dije se është zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në tregun evropian.
Hetimet e deritanishme kanë çuar në arrestimin e 7 shqiptarëve dhe 3 nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës.
Shqiptarët e arrestuar;
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetasit e huaj të arrestuar:
- Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian
Brenda 850 lëkurave, si u transportua kokaina nga nga Amerika Latine në Tiranë?