-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Enver Hoxha me masakrën në Tiranë, kreu aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim në ballkonin e banesës së tij u shpreh se shqiptarët në londër janë më të vendosur për të marrë në dorë votën e tyre të lirë, rol përcaktues në përmbysjen e narkoshtetit në Shqipëri.

Më pas Berisha u ndal edhe te 80-vjetori i çlirimit të Shqipërisë. Berisha theksoi se 80 vite më parë Enver Hoxha me bandën e tij terroriste ka vendodur në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë diktaturën më të egër.

“Enver Hoxha, vrasësit e tij serialë, terroristët pasi shndërruan luftën çlirimtare të shqiptarëve në luftë vëllavrasëse dhe luftë civile, erdhën në Tiranë me listat e vdekjes dhe ekzekutuan gjatë muajit tetor dhe nëndor, dhjetëra e dhjetëra, edhe mbi 100 atdhetarë të vërtetë, intelektual të shquar, pasardhës të familjeve që shpallën pavarësinë e vendit, kontributor të rëndësishëm të ndërtimit të shtetit të parë shqiptarë, të ushtrisë, arsimit, punëve publike dhe të gjithë sektorëve”, tha Berisha.

Ai theksoi se “Enver Hoxha kreu në këtë masakër, aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit