Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar raportimet e mediave për përdorimin e raketave me rreze të gjatë kundër Rusisë. Zelensky nuk konfirmoi ose mohoi nëse ishte dhënë leja për t’i përdorur ato nga SHBA.
Përmes një video-deklarate në Telegram, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një “plan fitoreje” për aleatët, i cili përfshinte përforcimin e ushtrisë me armë”me rreze të gjatë: veprimi.
“Në media thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura, por sulmet nuk realizohen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë” është shprehur Zelensky.