Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Vladimir Putin nuk do paqe me Ukrainën dhe se nuk është gati të negociojë me të.
“Pas kësaj ofensive, një nga më intensivet që nga fillimi i konfliktit, besoj se është e qartë se synimet e presidentit Putin janë të intensifikojë luftimet” , deklaroi Emmanuel Macron.
“Nëse ne duhet të dimë se cilat janë qëllimet e Putin, çfarë ka bërë ai në terren, le të jenë të qarta: çfarëdo që të jenë deklaratat e tij, ai nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm ta negociojë atë”, shtoi ai.