-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

331,000 euro të fshehura në automjet, arrestohet 36-vjeçari në Muriqan

Kryesoret

Një 36-vjeçar është arrestuar në doganën e Muriqanit, pasi tentoi të kalonte ilegalisht në Shqipëri një shumë prej 331,000 eurosh, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Arrestimi i Fadil Halmusaj u bë gjatë një kontrolli të automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, i drejtuar nga ai dhe me pasagjer P. M., një shtetas tjetër, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dy hapësira të modifikuara në tavanin dhe bagazhin e automjetit, ku ishin fshehur paratë.

Shuma e sekuestruar u mor në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe dy celularët. Hetimet për të zbuluar burimin e parave vijojnë, ndërkohë që materiali i procedurës është kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit