Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka arrestuar në Gjirokastër shefin e sektorit te krimeve ne drejtorinë e Policisë, Fred Kondi dhe specialistin Xhevid Dina.
Paraprakisht raportohet se janë arrestuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë është shpallur në kërkim, shoferi i drejtorisë Feim Onjea i cili është arratisur nga komisariati në momentin e ndërhyrjes së agjentëve të AMP.