Kushtetuesja do të shqyrtojë nesër në mëngjes kërkesën e Sali Berishës, i cili ka kërkuar shpalljen anti-Kushtetuese të masave të sigurisë të vendosura nga SPAK, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.
Berisha argumenton se këto masa i janë vendosur pa autorizimin e Kuvendit dhe se po i kufizojnë të drejtat e tij si deputet. Kjo kërkesë vjen pas shpërfilljes së masave nga Berisha, i cili është i izoluar prej 11 muajsh në masën “arrest shtëpie”, të vendosur nga SPAK.