Livia Brunga akuzon Mevlan Shabën, ish konkurentin e Përputhen si tradhtar, duke zbuluar se gjatë kohës që ishin në lidhje, ai kishte krijuar një marrëdhënie tjetër romantike me një vajzë, me të cilën tashmë po presin një fëmijë.
“Ky lajm më ka tronditur. Nuk e kam pritur kurrë diçka të tillë. Nuk kam fjetur gjithë natën kur e mësova. Historia jonë ka qenë gjithmonë në zhvillim. Unë u largova për në Itali në janar për arsye pune, por ne ishim ende në kontakt dhe e konsideroja si një lidhje. I thonim njëri-tjetrit ‘natën e mirë’ dhe ‘të dua’. Vetëm tani po kuptoj se sa toksike ishte kjo marrëdhënie, dhe nga ana e kujt vinte toksiciteti,” ka thënë Livia në emisionin Goca dhe Gra.
Më pas ajo ka treguar që ka nuk ka psur kontakete me partneren e Mevlanit por me familjarët e tij.
“Nuk e di si mund të ishte i lidhur me dikë tjetër kur flisnim vazhdimisht në kamera. Unë jam viktima e kësaj historie. Deri natën e fundit, ishte në video call me mua dhe më tregonte rrobat që do vishte. Nuk e kuptoj si arriti të luante kaq shumë me ndjenjat e mia. Nuk folëm gjatë shtatorit, por po planifikonte pushime. Më ka ardhur ftesa të hyrë në atë reality show çift dhe ai tha po, po unë nuk kam pranuar”, ka thënë Livia.