Në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar lidhur me ndikimin e organizatave kriminale në Shqipëri dhe lidhjet e mundshme me politikën. Ai ka theksuar se këto grupe nuk kanë flamur politik dhe se synimi i tyre është që të mbeten gjithmonë në krye të pushtetit, sepse u duhet mbrojtja e shtetit për të ruajtur interesat e tyre.
Spahiu shprehet se ato kanë një nuhatje të fortë për të parashikuar fituesin e zgjedhjeve dhe mund të investohen financiarisht ose me burime njerëzore për të siguruar pushtetin. Ai shton se opozita është gjithashtu një komponent i rëndësishëm për këto grupe dhe se lidhjet me të mund të jenë të vjetra.
“Mendoj që organizatat kriminale në Shqipëri nuk kanë flamurin politik, dmth le të janë disa banda ordinere që synojnë të jenë gjithmonë në krye të pushtetit, pse? Sepse u duhet mbrojtja e shtetit, pra nëse do nuhasë se kush fiton zgjedhjet, shiko me kë bëhet banda sepse ato e kanë nuhatjen më të forte se qytetarët. Ka sondazhe më të sakta se ata investohen financiarisht apo me burime njerëzore për tu bërë më pushtetë. Kryesisht u duhet opozita, në disa raste mund të jenë lidhje të vjetra, zakonisht bandat shkojnë te gjysma-gjysma.
Nuk përjashtohet mundësia që objekti i vrasjes të ketë qenë vazhdimësia e asaj vrasjeje të mbetur në tentativë 2 javë më parë në pedonale ku ndodhi ku nuk shkrepen armët, të ketë ekzekutuar dy javë më pas. Kjo është një nga pistat më serioze, por duket shumë komike se në të gjitha panelët televizivë, është Ibrahim Lici apo s’është. Ibrahim Lici e njeh gjysma e Shkodrës, e habitshme që nuk del një gazetar apo media që nuk del të shkojë ta provoje se a është ky portret apo jo portret i Ibrahim Lici. Media mund të bëjë investigim, kjo është puna e një gazetari investigativ.”