-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Prishtinë-Shkup, Mickoski: Unitet mes fqinjëve, do fuqizojmë raportet

Kryesoret

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka falenderuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për pritjen e sotme për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Mickoski u shpreh se kjo energji e bukur e pritjes sot dhe koha e mirë do të jenë një shtytje siç theksoi për marrëdhënie akoma më të mira dhe që janë po ashtu të shkëlqyeshme midis dy vendeve.

Ai shtoi se bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliardë euro tregti mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe presionet rajonale nëse punojmë bashkë jemi më të fuqishëm uniteti është ai që fqinjët duhet t’i bëjë më të fuqishëm” tha Mickovski.

“Në vitet që pasojnë do të punojmë që bashkëpunimi ekonomik të jetë dhe më i madh” shtoi Mickovski në lidhje me marrëdhëniet ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit