Gjyqi për 10 të arrestuarit e grupit të tarfikut të kokainës nga Amerika Latine po vijon. Dy venezuelasit kanë mohuar se janë pjesë e këtij grupi kriminal.
Ata janë shprehur se nuk aknë marrë pjesë në këtë trafikim të kokains. Njëri nga ata ka thënë se ka ardhur në Shqipëri për të mbjellë flokët dhe tjetri ka thënë se u arrestua pasi po hante drekë me persoant që janë përfshirë në këtë trafikim të kokainës.
“Po më paragjykojnë, unë kam ardhur si turist”, mësohet të ketë thënë ai.