-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçarit, babai i të plagosurit: U zunë që të premten (Dinamika)

Kryesoret

Kanë dalë dëshmi të tjera nga vrasja e një 14-vjeçari në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë këtë të hënë. Një tjetër i mitur ka mbetur i plagosur. Martini nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital ndërsa Luisi ka marrë 4 plagë, por për fat të mirë deri tani gjendja e tij është stabël.

Babai i Luisit tha në një intervistë për Top Channel se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Ai thotë se djali i tij nuk ishe nxënës i shkollës Fan Noli, dhe se një shoku i tij i ka kërkuar që të shkojnë dhe të takojnë disa persona, bashkëmoshatarë. Siç i ka pohuar i biri, sapo kanë shkuar dhe janë takuar, i kanë sulmuar me thikë.

“Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka 4 plagë me thikë në trup.

Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, – shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit